top of page

Një tjetër gazetar shpallet i padëshiruar në Greqi: Shqetësimi rritet, Tirana kërkon sqarime

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 34 minutes ago
  • 1 min read

Rritja e numrit të shqiptarëve që shpallen të padëshiruar në Greqi ka nxitur reagime të forta nga politika shqiptare. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme greke dhe Ambasada e Greqisë informacion të plotë për listën e shtetasve shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këto vendime.


Kjo kërkesë vjen pas një sërë rastesh që kanë bërë bujë ndër vite. Rasti i parë i njohur ishte ai i gazetarit të Top Channel, Marin Mema, i cili në vitin 2011 u shpall persona non grata nga autoritetet greke. Së fundmi, e njëjta situatë është përsëritur me gazetarin Artan Hoxha, i cili u pengua të kalojë kufirin shqiptaro-grek pa asnjë paralajmërim.


Një tjetër rast i përfolur është ai i gazetarit dhe ish-kandidatit për deputet të PD-së, Aulon Kalaja. Ai ka treguar se gjatë verës së vitit 2019, ndërsa udhëtonte me familjen për pushime në Greqi, u ndalua në kufi dhe iu komunikua se ishte shpallur i padëshiruar, pa iu shpjeguar arsyet e këtij vendimi.


“Më ndaluan në kufi dhe më shpallën non grata deri në fund të jetës. Më dhanë vetëm një dokument ku më kategorizonin si person të padëshiruar, pa asnjë shpjegim.


Besoj se kjo lidhet me protestat që organizova kundër marrëveshjes detare dhe dokumentarin tim për vrasjet e shqiptarëve në Greqi. Ky është një vendim i padrejtë, sepse veprimtaria ime ka qenë gjithmonë paqësore”, tha Kalaja.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page