top of page

Bashkia Kolonjë shpallet fituese e projektit WiFi4WB

  • Sep 11, 2025
  • 1 min read

Bashkia Kolonjë është shpallur fituese e projektit WiFi4WB, një nismë e rëndësishme e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë, e zbatuar përmes projektit EU4Digital.


Ky projekt synon të ofrojë akses falas dhe të shpejtë në internet për qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik e social të komunitetit.


Përmes këtij projekti, do të mundësohet vendosja e pikave publike të WiFi-së falas në zona kyçe të qytetit, duke u ardhur në ndihmë të rinjve, bizneseve, institucioneve dhe vizitorëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page