BEFASON juristja: Mjeku në Korçë mund të ngrejë padi civile! Ja dënimi që rrezikon nëse shpallet fajtor
- 6 hours ago
- 1 min read
Kirurgu 72-vjeçar Nikolla Nunka është vënë arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga një 21-vjeçare, e cila pretendon se ai e ka puthur dhe ka kryer veprime të tjera të papërshtatshme.
Në lidhje me çështjen, juristja Drita Avdyli ka komentuar në një lidhje direkte në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, duke sqaruar aspektet ligjore të rastit.
Sipas saj, nëse akuzat nuk provohen në gjykatë dhe rezultojnë të pabazuara, mjeku mund të kërkojë edhe dëmshpërblim për dëmtim të reputacionit dhe dëme moral, duke ngritur padi civile.
Ndërsa në rast se akuza vërtetohet në gjykatë, sipas saj, parashikohet dënim nga 3 deri në 5 vite burg, ndërsa në rast përsëritjeje dënimi mund të shkojë deri në 7 vite, në varësi të provave dhe rrethanave të çështjes.
“Nëse mjeku fiton gjyqin, dhe akuzat e pacientes mund të jenë vetëm pretendime që mund të kenë ardhur edhe nga një hatërmbetje e mëparshme sepse ndodhen brenda të njëjtit qytet, mund të shkohet drejt ndërmjetësimit. Mjeku mund të kërkojë edhe dëmshpërblim financiar moral për ulje reputacioni. Nëse e ka kryer vërtetë veprën, mjeku dënohet 3-5 vite dhe nëse është krim i përsëritur5-7 vite, gjithmonë nëse ekzistojnë provat”, tha ajo./ Ballkanweb
"KORÇA BOOM"
















