top of page

“Berisha gaboi rëndë!” – Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 11, 2025
  • 1 min read

Tiranë, 11 Shtator 2025 – Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e grupit parlamentar në Kuvend, me Gazment Bardhi të konfirmuar si kryetar. I vetmi që votoi kundër ishte deputeti Bujar Leskaj, i cili u shpreh se zgjedhja e Berishës për kryetar ishte një gabim i rëndë.


Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim, tha Leskaj për mediat.I pyetur nëse kjo nënkupton ndarje nga PD, ai shtoi:Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike.


Nënkryetarët dhe funksionarët e tjerë

Përveç Bardhit si kryetar, PD ka zgjedhur si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit u emërua Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse u caktua Ledina Alolli.

Kjo strukturë e re synon të drejtojë aktivitetin parlamentar të PD-së në Legjislaturën e ardhshme, duke përfaqësuar një balans midis figurave të reja dhe të vjetra brenda partisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page