D*roga hynte në burg me ndihmën e policit, tre persona në pranga
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Janë zbardhur emrat e tre personave të arrestuar nga Policia e Elbasanit, të cilët akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan.
Me masën e sigurisë “arrest në burg” janë vënë punonjësi i policisë pranë IEVP Elbasan, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, si dhe shtetasja Esmeralda Komici, familjare e këtij të fundit.
Sipas hetimeve disa mujore të autoriteteve, është zbuluar një skemë e organizuar bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, me qëllim përfitimin financiar. Burime nga hetimi bëjnë me dije se skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte kalimin e lëndëve narkotike në burg, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale.
"KORCA BOOM"



















