Alarm/ Grabitet arma e një punonjësi burgu
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një vjedhje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku objekt i grabitjes ka qenë edhe arma e shërbimit e një punonjësi të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Sipas kallëzimit në polici, shtetasi Shpëtim Mustafaj, 43 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i IEVP Durrës, ka deklaruar se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij, duke i vjedhur armën e shërbimit si dhe arkën me kursime.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















