Berisha në Korçë, Salianji e sfidon nga Shkodra: SPAK ka bërë punë të shkëlqyer, duhet mbështetur
- Korca Boom
- Dec 27, 2025
- 1 min read
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka vijuar turin e tij të takimeve në qytetin e Shkodrës, në të njëjtën orë që kryedemokrati Sali Berisha po zhvillonte “Foltoren” në qytetin e Korçës.
Në fjalën e tij para demokratëve shkodranë, Salianji, ndryshe nga retorika e përdorur nga Berisha, ka theksuar se SPAK dhe GJKKO po bëjnë një punë të shkëlqyer.
Ai tha se SPAK dhe GJKKO po tregojnë se drejtësia është e pavarur dhe po godet ata që konsideroheshin të pandëshkueshëm.
“SPAK po tregon me fakte pavarësinë në disa nivele.
Kjo është një shpresë e madhe për shoqërinë shqiptare. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta ashtu siç është. SPAK dhe GJKKO nuk mund të zëvendësojnë kurrsesi përgjegjësinë politike, e cila është përgjegjësi e kryeministrit. Detyrimi për largimin e qeverisë është i yni”, tha Salianji.
“KORÇA BOOM”



















