top of page

Besa në fushë me besim: Ja çfarë thotë Shpëtim Duro për ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Trajneri Shpëtim Duro pranon se e pret një ndeshje shumë të vështirë, por thekson se skuadra e tij do të luftojë për çdo pikë, kudo që të luajë.


“Kushdo e pranon faktin se Skënderbeu është ekipi kryesues me meritë. Jemi të vetëdijshëm që na pret një sfidë e fortë dhe e vështirë.


Realisht, Korça nuk është fusha ku zakonisht kërkohen pikët, por pozita jonë në tabelë na detyron të besojmë, të kërkojmë dhe të sakrifikojmë për çdo pikë, kudo që të jetë, përfshirë edhe kundër Skënderbeut.


Në futboll kurrë nuk thuhet ‘e pamundur’. Në fushë hyhet me besim e bindje, pastaj fragmentet e lojës tregojnë vetë rezultatin”, u shpreh Duro.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page