top of page

Big Brother nuk është për banakierin: debati mes Angelos dhe Senos trondit shtëpinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ka vijuar përplasja mes Angelos dhe Senos në Big Brother Vip 5, pas një incidenti të vogël që ndodhi gjatë detyrës së banakierit. Seno i hodhi një karkalec Angelo-s, por ky i fundit qëndroi i qetë dhe nuk reagoi menjëherë.


Debati mes tyre u tensionua më tej, pasi Angelo i tha Senos se është “një zero” dhe se roli i banakierit nuk është një privilegj në shtëpinë e Big Brother. Seno, i caktuar nga lideri i shtëpisë për të kujdesur për banakun dhe për ta pastruar, mbrojti detyrën e tij dhe tha se e bën me qejf, duke shtuar se do ta kryejë edhe jashtë shtëpisë.


Një pjesë nga shkëmbimi i fjalëve mes tyre:

  • Angelo: “Ik pastro, pak banakun më bëj një kafe.”

  • Seno: “E meriton, se unë i bëj të tjerëve kafe, po ti s’e meriton.”

  • Angelo: “Je thjesht një zero, të kanë lënë detyrën e banakierit që e kërkove vetë.”

  • Seno: “E kam me qejf dhe do e hap edhe jashtë.”

  • Angelo: “Big Brother nuk është të bësh banakierin.”

  • Seno: “Fytyrën tënde do e bëj që nuk lejohet, do ta bëj me një kryq të madh.”

  • Angelo: “Nuk është Big Brother të bësh banakierin.”

  • Seno: “E bëj me qejf.”


Ky episod ka krijuar debat dhe reagime të shumta mes fansave në rrjetet sociale, duke rritur tensionin dhe rivalitetin mes banorëve brenda shtëpisë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page