Sherr në lokal në Korçë, një person i goditur dhe dy të shoqëruar
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një sherr ka ndodhur në Korçë mes disa personave brenda një lokali, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve. Sipas informacionit paraprak, një person është goditur gjatë konfliktit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e personit që dyshohet të ketë përdorur dhunë, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Për pyetje lidhur me incidentin është shoqëruar edhe pronari i lokalit.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në sherr dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Hetimet vazhdojnë.
"KORCA BOOM"


















