top of page

16-vjeçarja nuk mbijetoi pas aksidentit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 16-vjeçare humbi jetën sot në një aksident rrugor në fshatin Cakran, Fier. E reja po drejtonte mjetin e saj kur u përfshi në përplasjen me një tjetër automjet.


Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran. Mjeti i drejtuar nga një 30-vjeçar, SB, u përplas me automjetin e drejtuar nga 16-vjeçarja O. M.


Si pasojë e përplasjes, O. M. humbi jetën gjatë transportit drejt spitalit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page