Operacione policore në Korçë, Maliq dhe Pogradec: Nga armëmbajtja te aksidenti
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton veprimet e kryera nga shërbimet e saj:
Arrestimi për armëmbajtje pa lejeShërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik në lagjen nr. 4, Korçë, iu gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse (thika) që i posedonte pa leje.
Dhunë ndaj një të mituriMaterialet iu referuan Prokurorisë për shtetasit V. Z., 62 vjeç, dhe M. Z., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17 të qytetit kanë goditur fizikisht një 13-vjeçar për motive të dobëta.
Aksident rrugor me persona të dëmtuarShërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Pukë. Në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, duke drejtuar automjetin, ky shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit P. Gj., 54 vjeç, banues në Pukë, dhe D. Gj., 26 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Ushtrim aktiviteti pa dokumentacion në PogradecShërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin në lokal pa dokumentacionin përkatës.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















