Kurseni karburant me këto truke të thjeshta gjatë ngarjes
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Në shpejtësi të ulëta, veçanërisht nën 60 km/orë, hapja e xhamave të makinës nuk ka ndikim të madh në harxhimin e karburantit. Në këto kushte, ajri i natyrshëm konsiderohet më ekonomik se klima, e cila përdor energji nga motori i automjetit.
Megjithatë, në shpejtësi më të larta, sidomos në rrugë të hapura dhe autostradë, xhamat e hapur ndikojnë në aerodinamikën e makinës dhe rrisin rezistencën e ajrit. Si pasojë, motori punon më shumë dhe karburanti konsumohet më shpejt. Në këto situata, përdorimi i klimës është më i përshtatshëm.
Ekspertët japin disa këshilla praktike për kursimin e karburantit dhe për një ngarje më efikase:
Para nisjes, ajrosni makinën me xhamat e hapur nëse ka qëndruar gjatë në diell.
Gjatë ngarjes në shpejtësi të larta, mbyllni xhamat dhe përdorni klimën.
Shmangni ngarkesën e panevojshme në makinë dhe kontrolloni rregullisht presionin e gomave, pasi këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në konsum.
Në përfundim, kursimi i karburantit nuk varet vetëm nga makina, por edhe nga mënyra e ngarjes. Ngarja e qetë, shpejtësia e moderuar dhe mirëmbajtja e rregullt mbeten mënyrat më të sigurta për të ulur shpenzimet dhe për të ruajtur performancën e automjetit.
"KORCA BOOM"


















