Bisedimet e paqes, komandanti i Gardës Revolucionare/ Irani nuk ka besim në negociatat me SHBA-në
- 16 hours ago
- 1 min read
Një komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tha se Irani nuk ka “besim” në negociatat me SHBA-në. Ndërsa Pakistani po përgatitet të presë një raund të dytë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit në Islamabad, gjenerali Seyyed Majid Mousavi tha se çdo kërcënim kundër Teheranit do të përballet me një përgjigje "të fortë dhe vendimtare".
“Kudo që të jeni, ne do të përgjigjemi fuqishëm sa herë që të duam”, tha ai, raporton transmetuesi shtetëror Press TV.
Komentet e Mousavi-t vijnë në një kohë kur një delegacion amerikan, i kryesuar nga nënpresidenti JD Vance, pritet të mbërrijë në Islamabad, ndërsa Irani ka dërguar sinjale të përziera në lidhje me pjesëmarrjen e tij.
Më herët u raportua se Irani po e rishqyrton tërheqjen e tij nga raundi i dytë i propozuar i bisedimeve, pasi një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se vendi po "e shqyrtonte pozitivisht pjesëmarrjen e tij".
Nga ana tjetër Pakistani është shprehur i bindur se Irani do të marrë pjesë në bisedimet me SHBA-në, tha një zyrtar i lartë qeveritar për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Kemi marrë një sinjal pozitiv nga Irani. Gjërat janë fluide, por po përpiqemi që ata të jenë këtu kur të fillojmë bisedimet nesër ose një ditë pas kësaj", tha zyrtari. Ndërkohë që armëpushimi dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit do të skadojë të mërkurën./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















