top of page

Biznesmeni kolonjar shpallet fajtor për veprat penale të pastrimit të parave

  • Apr 7
  • 1 min read

GJKKO ka shpallur fajtor biznesmenin Rezart Taçi për veprën penale të pastrimit të parave, duke e dënuar me 11 vite burgim.


Po ashtu, ai është gjetur fajtor edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.


Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar prej 11 vitesh heqje lirie.


Taçi u shpall fajtor për përfshirje në tentativën për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar fillimisht për një vit, pasi ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”, të dhënë në mungesë ndaj tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page