top of page

Bota në zi, humbet jetën ikona e filmave aksion

  • 2 days ago
  • 2 min read

Artisti i arteve marciale dhe aktori i njohur Chuck Norris ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje në moshën 86-vjeçare, ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.


Norris ishte një nga figurat më ikonike të kinemasë aksion dhe televizionit, i njohur për rolet e tij në serialin Walker, Texas Ranger si dhe në filma të njohur si The Way of the Dragon.


Në një deklaratë prekëse, familja e tij bëri të ditur se ai u nda nga jeta i rrethuar nga njerëzit më të dashur dhe në paqe.


“Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, thuhet në deklaratë.


Familja e përshkroi atë jo vetëm si një ikonë globale të arteve marciale dhe ekranit, por mbi të gjitha si një bashkëshort të përkushtuar, baba dhe gjysh të dashur, si dhe një njeri me vlera të forta.


“Ai e jetoi jetën e tij me besim, qëllim dhe një përkushtim të palëkundur ndaj njerëzve që i donte. Përmes punës, disiplinës dhe mirësisë së tij, ai frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën dhe la një ndikim të qëndrueshëm në shumë jetë”, vijon më tej reagimi.


Familja Norris falënderoi gjithashtu fansat për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme ndër vite, duke theksuar se për të, ata nuk ishin thjesht admirues, por miq të vërtetë.


Ndërsa bota e artit dhe fansat në mbarë globin vajtojnë humbjen e tij, familja ka kërkuar respektimin e privatësisë në këtë periudhë të vështirë.

"KORCA BOOM"


bottom of page