Bënë për spital një 65-vjeçar, shpallen në kërkim babë e bir!
- Korca Boom
- 24 hours ago
- 1 min read
Dy persona, babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia në Vlorë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 65-vjeçar.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Treblov, ku shtetasit, R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç ( babë e bir) kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij, për arsye ende të paqarta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit R. Ll., 67 vjeç dhe A. Ll., 29 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Treblov, pasi më datë 22.12.2025, në fshatin Treblov, kanë shkuar në banesën e shtetasit K. Ll., 65 vjeç dhe kanë ushtruar dhunë fizike dhe me sende të forta ndaj tij”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















