top of page

Bëri manovra të rrezikshme me makinë para komisariatit, 43-vjecari humb jetën në aksident teksa ndiqej nga policia (FOTO)

  • Jun 2
  • 1 min read

Policia ka sqaruar me detaje aksidentin që i mori jetën 43-vjeçarit Ernis Xhumar orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje


Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë.


Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Patrullën e Përgjithshme që vinte drejt Komisariatit, është larguar me shpejtësi të madhe dhe pas disa minutash dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga ana e drejtuesit, automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” dhe është përmbysur.


Si pasojë, drejtuesi i automjetit, shtetasi Ernis Xhumar, 43 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur jetën.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page