top of page

Dalin detaje të reja: si degradoi konflikti në v*asje me a*më

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve personash, i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi Endri Goxhaj, 30 vjeç, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë, i plagosur rëndë ka mbetur edhe shtetasi Dario Nela, 30 vjeç.


Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 20:50, shtetasi D. N., 29 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës, pas një konflikti të çastit.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi Donald Nela, është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page