Debatet e bujshme dhe situatat personale, Egla rrëfen të pathënat
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli hapur për karrierën, projektet e reja dhe situatën e ndjeshme personale të nënës së saj. Megjithëse po kalon një periudhë të vështirë, ajo theksoi se mbetet e fokusuar tek puna dhe angazhimet profesionale.
Gjatë intervistës, Egla u ndal edhe te debati i bujshëm me Ermal Mamajin në emisionin “Goca dhe Gra”, si dhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën, dy çështje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut kohët e fundit.
Sa i përket procesit gjyqësor, Ceno deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe shprehu vendosmërinë për të ndjekur çështjen deri në fund.
"KORCA BOOM"



















