top of page

Korçë/ Policia në aksion kundër lojërave të fatit, mësyn nëpër lokalet e lagjes nr 2...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 minutes ago
  • 1 min read

Policia e Korçës ka zhvilluar këtë të premte një operacion kundër lojërave të fatit.


Mësohet se në lagjen 2 të qytetit është konstatuar brenda një lokali një zonë ambienti me disa kompjuterë që kishin të hapur në ekran lojëra elektronike kazinoje.


Ndër të tjera, bëhet me dije se në këto kompjuterë janë gjetur edhe faqe që dyshohet se përdoreshin për vendosje të basteve sportive. Operacioni është ende në vijim dhe pritet që në përfundim të ketë edhe persona të arrestuar.


Mësohet se policia po interviston administratorin e lokalit dhe klientë të ndryshëm që kanë qenë në këtë lokal./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page