top of page

DEDIKIM prekës i shkollës “Sevasti Qirjazi”: Lamtumirë, e shtrenjta Fjori!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Padiskutim që lajmi i kobshëm mbrëmjen e djeshme për ndarjen nga jeta përpara kohe të mësuese Fjoralba Dule, na ka prekur të gjithëve.


Fjalët për humbjen përpara kohe të Fjorit, që u mposht nga sëmundja e rëndë, janë të tepërta, pasi mësuese Fjori la prapa një kujtim vërtet të madh te ata që kanë pasur fatin ta kenë shoqe, mike, apo mësuese dhe kolege.


Ka qenë shkolla “Sevasti Qirjazi” që për ish-drejtoreshën e kësaj shkolle, ka lënë këtë dedikim prekës në faqen e vet zyrtare në facebook:


“Lamtumirë, e dashur Fjori.


Me trishtim të thellë marrim lajmin e ndarjes nga jeta të ish-drejtoreshës sonë, koleges dhe mësueses së përkushtuar, e cila luftoi me forcë deri në fund me sëmundjen e pamëshirshme. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne.


Ngushëllime të sinqerta prindërve, fëmijëve dhe motrës së saj. Jemi pranë tyre në këtë moment kaq të vështirë.


Qofsh në dritën e përjetshme, e shtrenjta Fjori.”

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page