Hygerta Sako mungon në “Rubrika Sportive”, zëvendësohet nga Kristo Thoma
- Korca Boom
- Nov 17, 2025
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Rubrika Sportive”, mungoi moderatorja Hygerta Sako, ndërsa drejtimin e programit e mori Kristo Thoma.
Mungesa e saj u vu menjëherë re nga ndjekësit, të cilët ngritën pyetje në rrjetet sociale mbi arsyen e largimit të papritur.
Sipas burimeve për Anabel.al, arsyeja lidhet me pjesëmarrjen e Hygertës në formatin “Big Brother VIP Kosova 4” si banore. Moderatorja ka nisur që prej ditës së shtunë një periudhë izolimi në hotel, një procedurë standarde përpara hyrjes në shtëpinë e Big Brother. Hyrja e saj në format pritet të bëhet sot gjatë transmetimit live.
"KORCA BOOM"



















