top of page

Bonusi i fundvitit, zbulohet data kur nis shpërndarja për pensionistët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj deklaroi se pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit duke filluar nga data 1 dhjetor. Ajo e dha këtë konfirmim gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë.


Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti do të mbetet i njëjtë me bonusin e vitit të kaluar. Sipas saj pensionistët me pension nën 200 mijë lekë të vjetra do të marrin 150 mijë lekë bonus.


Pensionistët që marrin mbi 200 mijë lekë të vjetra do të marrin 100 mijë lekë. Ministrja u ndal te kritikat që mazhoranca ka marrë për menaxhimin e bonusit. Ajo deklaroi se nuk ka asnjë zhvendosje të fondit drejt vitit 2026 dhe se pagesat do të kryhen siç janë premtuar.


“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’. E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar“, tha ajo.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page