top of page

Zbardhet lista/ Ja 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pas largimit të Ilir Proda nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është hapur zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.


Kjo e mërkurë, 11 mars, shënoi edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikimeve nga kandidatët në garë.


Ndërkohë është zbardhur lista zyrtare e emrave që kanë paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.


Në listën e kandidatëve përfshihen:


Pëllumb Seferi


Elidon Çela


Alfred Çepe


Rebani Jaupi


Saimir Boshnjaku


Lorenc Panganika


Afrim Tafa


Neritan Nallbati


Idejet Faskaj


Gentian Berberi


Tonin Vocaj


Skënder Hitaj


Arjanit Arapi


Gentjan Shehaj


Mbetet për tu parë se cili nga kandidatët do të zgjidhet në krye të Policisë së Shtetit, ndëkohë më herët burime për Boldnews.al bënë me dije se emri i preferuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Elidon Çela.


Të njëjtat burime konfirmuan se gara është e paracaktuar dhe se Çela do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, Elidon Çela njihet brenda radhëve të Policisë si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ard Veliu, ky i fundit i etiketuar si “Kambalja”./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page