top of page

Denoncimi i të miturës çon në arrestimin e të riut

  • May 2
  • 1 min read

Një vajzë e mitur në Tiranë ka kryer akt seksual jashtë moshës së lejuar me ligj, ndërsa policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.


Sipas njoftimit të Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin me inicialet E. Ç., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.


Burime bëjnë me dije se marrëdhënia mes të rinjve dyshohet të ketë qenë konsensuale, por për shkak se vajza është nën moshë ligjore, rasti përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.


Ngjarja është kallëzuar në polici nga vetë e mitura në bashkëpunim me prindërit e saj, çka ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe arrestimin e të riut.


Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page