Denoncimi i vajzës 29-vjeçare çon në zbulimin e një rrjeti të dyshuar kriminal
- Korca Boom
- Nov 3, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, brenda automjetit të tij. Pas ngjarjes, ai është ndaluar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Several”, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit, shërbimet e policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pak përpara se 31-vjeçari të shkonte në një lokal në pronësi të një 24-vjeçari, ku policia zbuloi aktivitet të dyshuar për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë, një jelek antiplumb dhe dy shkopa bejsbolli. Ndërkohë, viktima ka bërë denoncimin pranë policisë, ndërsa autori i dyshuar ndodhet nën hetim për veprat penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë, mbajtje pa leje të armëve dhe trafik të lëndëve narkotike.
Policia ka sekuestruar gjithashtu municion luftarak, automjete dhe telefona celularë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
"KORCA BOOM"



















