top of page

Denoncimi i vajzës çon në zbulimin e krimit: 65-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet për v*rasje me a*rmë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 3, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pllanë të Lezhës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë pranë lumit Mat. Viktima është identifikuar si Gjergj Tusha, banues në këtë zonë.


Rreth orës 14:40, e bija e tij njoftoi Policinë se kishte humbur kontaktet me të atin.


Menjëherë pas sinjalizimit, forcat policore nisën kërkimet në zonë dhe, rreth orës 17:30, gjetën trupin e pajetë të të moshuarit në breg të lumit.


Sipas burimeve paraprake, në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, përfshirë edhe një plagë e dyshuar nga armë zjarri, çka ngrit dyshimet për një vrasje.


Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.


Forcat e Policisë dhe njësitë speciale të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë kontrollet intensive në zonë.


Hetimet janë në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page