Deputetët kapen duke pirë cigare në lokal, inspektorët e Shëndetit ndërhyjnë papritur
- Korca Boom
- Dec 5, 2025
- 1 min read
Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë që inspektorët të nisen me urgjencë drejt lokalit të parlamentit.
Deputetët, të cilët kishin qëndruar më shumë se 12 orë në sallë për një seancë maratonë, kanë dashur të shfrytëzojnë ambientet e lokalit për të shoqëruar kafen me një cigare, por janë habitur kur kanë parë aty inspektorët e Shëndetit Publik. Ata kanë njoftuar kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili e ngriti çështjen në parlament.
“Janë disa inspektorë që kontrollojnë ambientet e punës së deputetëve. Nuk ushtron dot kontroll prokuroria pa autorizim të seancës plenare. Jeni duke shkelur rëndë kushtetutën, jeni duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me gjestin që jeni duke bërë”, tha Bardhi.
Në përgjigje, ministrja Sala konfirmoi se “është inspektorati i autorizuar për të kryer kontrollet“. Në krah të Bardhit doli kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili tha:
“Duhani nuk duhet lejuar. Forma dhe procedura e inspektimit, padyshim z.Bardhi ka të drejtë. Për momentin, se nuk bëhet kiameti, inspektorët të largohen.”
"KORCA BOOM"



















