DEVOLL/ Dy ditë plot frymëzim, bashkëpunim dhe dashuri për të moshuarit tanë!
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Dy ditë plot frymëzim, bashkëpunim dhe dashuri për të moshuarit tanë!
Bashkia Devoll në bashkëpunim me Dorcas Albania pati kënaqësinë të presë një grup të rinjsh nga një shkollë në Hollandë, në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me një nga donatorët – Kom over en Help. Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte puna vullnetare dhe mbështetja e grupeve në nevojë në zonën e Devollit.
Gjatë këtyre dy ditëve, të rinjtë zhvilluan disa aktivitete plot zemër e energji pozitive me të moshuarit e qëndrës ditore.
Ndihmuan qendrën ditore të moshës së tretë në Bilisht me materiale dhe orendi të reja.
Organizuan një ditë të veçantë ekskursioni me 25 të moshuar pjesë e qëndrës ditore me lojëra, argëtim dhe një drekë të ngrohtë së bashku.
Falënderim i veçantë shkon për Kom over en help, grupin e të rinjve nga Hollanda dhe Dorcas Albania që me përkushtim dhe dashuri sollën gëzim e ngrohtësi për të moshuarit tanë.
Këto momente na kujtojnë sa shumë mund të ndryshojë bota kur bashkojmë duart për të ndihmuar njëri-tjetrin.
“KORÇA BOOM”
