top of page

Devolli dominon, por nuk fiton: 1-1 ndaj Shkumbinit në Peqin

  • Feb 8
  • 1 min read

Devolli ka marrë një pikë me shumë vlerë në Peqin, në një ndeshje ku ishte shumë pranë fitores. Megjithatë, terreni i rënduar dhe rastet e shumta të humbura bënë që skuadra të kënaqej vetëm me barazimin.


Në morinë e rasteve të shpërdoruara, devollinjtë e mbyllën pjesën e parë ndaj Shkumbinit me rezultatin 0-0.


Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë për Devollin, i cili e zhvilloi pothuajse të gjithë lojën në fushën kundërshtare, duke krijuar disa raste të pastra shënimi. Goli erdhi në minutën e 75-të, kur Hasa, pas një kombinimi mjaft të bukur me Kapllanin, gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetë.


Pas golit të avantazhit, miqtë fitojnë një goditje dënimi, të cilën e shfrytëzojnë duke barazuar rezultatin. Devollinjtë nuk ndalen dhe vazhdojnë të kërkojnë golin e dytë, por për një moment shpërqendrimi në mbrojtje, pas një kundërsulmi, u jepet mundësia vendasve të fitojnë një 11-metërsh, i cili pritet nga portieri Beqiri.


Në minutat e fundit të shtesës, Devolli kishte dy mundësi shumë të mira për të shënuar golin e fitores. Fillimisht Degbe del përballë portierit Figueredo, por nuk arrin të shënojë. E njëjta gjë ndodh edhe me Ifticën në sekondat e fundit, i cili me një diagonale godet shtyllën.

Ndeshja përfundon kështu në barazim 1-1, me nga një pikë për të dy ekipet.

"KORCA BOOM"


bottom of page