top of page

Pamje nga dasma e Gimbos dhe Selin/ Ndizet atmosfera me Artjola Toskën në Big Brother

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një atmosferë e mrekullueshme mbretëroi në Big Brother VIP Albania 5 me rastin e ceremonisë së Gimbos dhe Selin.


Çifti i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, derisa bënë edhe dedikime të ndjera ndaj njëri-tjetrit.


Në dasmë ka ndezur atmosferën këngëtarja e njohur shqiptare, Artjola Toska.


Ata kanë filluar me vallëzim, e duke e shijuar në maksimum gjithë organizimin.


Më parë për Selin ishin edhe defatoret nga Kosova, për të kënduar atë, e cila konsiderohet tani si ‘nuse e Kosovës’.


Edhe pse dasma u tentua të prishej nga Rogerti, ai është injoruar nga çifti dhe të tjerët.


Miri gjithashtu ka pasur disa reagime me anë të mënyrës se si u shfaq, marrë parasysh raportin që ka pasur me Selin.


Sidoqoftë, një dasmë e bukur me një ambient të veçantë, që janë përkujdesur deri në detaje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page