top of page

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Vendi ynë do të ndikohet këtë të mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.


Gjatë orëve të mëngjesit parashikohen vranësira, ndërsa pas mesditës pritet që moti të jetë më i kthjellët. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.


Lokalisht nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.


Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo do të arrijë herë pas here deri në 17 m/s.


Në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page