top of page

Devolli fiton para tifozëve, java sjell 13 gola në Kategorinë e Dytë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 21, 2025
  • 1 min read

Kanë përfunduar katër ndeshjet e ditës së sotme të javës së 10-të të Kategorisë së Dytë, për grupin B, ku u shënuan gjithsej 13 gola, duke dhuruar emocione dhe rivalitet në çdo sfidë.


Bie në sy surpriza e Partizanit B, që u ndal në transfertë nga Këlcyra e vendit të fundit. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, me vendasit që treguan karakter dhe arritën të marrin një pikë të rëndësishme.


Në ndeshjet e tjera, Butrinti arriti fitore në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Orikut, ndërsa Devolli triumfoi gjithashtu para tifozëve të tij, duke mposhtur Maliqin me shifrat 2-1.

Ndërkohë, Shkumbini u tregua i saktë në transfertë, duke fituar 3-1 përballë Eagle Football, në një ndeshje ku vendasit nuk arritën të përballonin ritmin e kundërshtarit.


Kategoria e Dytë vijon të dhurojë rivalitet dhe gola, me garën që mbetet e hapur në grupin B pas përfundimit të javës së 10-të.

"KORCA BOOM"


bottom of page