DEVOLLI mposht Skënderbeun në miqësore në ndeshjen me 5 gola
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Devolli ka luajtur sot pasdite miqësoren e parë në këto përgatitje verore, teksa ka mposhtur 3-2 Skënderbeun U-19, ekip që do të luajë në Champions League pas pak javësh dheqë është skuadra kampione e Shqipërisë.
Testi i u zhvillua në stadiumin e Devollit dhe të dy teknikët kanë provuar lojtarët dhe formën e tyre të deritanishme.
Një test i rëndësishëm për të dy ekipet, për Devollin që ka vetëm pak ditë që ka nisur përgatitjet dhe Skënderbeun U-19 skuadër që do të luajë në eventin më të madh europian.
Njoftimi i klubit të Devollit:
KF Devolli 3-2 KF Skënderbeu-19
(Shënues: Kapllani x2, Segun)
Një test i cili tregon se puna e stafit teknik dhe përgatitjet për sezonin e ri po shkojnë në rrugën e duhur.
“KORÇA BOOM”
