Devolli në disavantazh ndaj Tomorit, Maliqi e mbyll pjesën e parë në vështirësi
Oct 11
1 min read
Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të futbollit, ku nuk kanë munguar golat dhe rezultatet bindëse. Bylis B ka regjistruar avantazhin më të thellë, duke shënuar pesë gola ndaj Memaliajt.
Edhe Albpetroli dhe Luftëtari kanë bërë paraqitje të mira në fraksionin e parë, duke qenë në avantazh përkatësisht 3-0 ndaj Këlcyrës dhe 3-1 ndaj Maliqit.
Ndërkohë, Apolonia po fiton minimalisht 1-0 ndaj Butrintit, ndërsa Tomori ka arritur të marrë avantazhin 1-0 në përballjen me Devollin.
Rezultatet e pjesëve të para:
Bylis B 5-0 Memaliaj
Apolonia 1-0 Butrinti
Albpetrol 3-0 Këlcyra
Devolli 0-1 Tomori
Luftëtari 3-1 Maliqi
“KORÇA BOOM”
















