Dh*në brenda familjes/ Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rr*hin
top of page

Dh*në brenda familjes/ Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rr*hin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 54 minutes ago
  • 1 min read

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Gjirokastër referuan në Prokurori katër persona, të dyshuar për rrëmbim dhe dhunë ndaj një 30-vjeçareje brenda familjes.


Shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. dyshohet se e rrëmbyen dhe e dhunuan motrën e 34-vjeçarit, ndërsa shtetasi L. L. dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen dhe nuk e denoncoi rastin në polici.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page