top of page

Korça humb një nga figurat më të respektuara të letërsisë, Aleko Ballauri, që ndërroi jetë më 17 mars

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Më 17 mars 2024, ndërroi jetë Aleko (Angjeli) Ballauri, mësues, poet, përkthyes dhe kritiku i njohur shqiptar. Ai ishte autor i mbi 25 botimeve, përfshirë libra poetikë, krijimtari origjinale dhe përkthime, kryesisht nga letërsia ruse dhe gjermane.


Si qytetar model i Korçës, Ballauri u dallua për kontributin e tij të çmuar në kulturë dhe letërsi, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në botën letrare. Ai konsiderohet përkthyesi që solli një nga versionet më të arrira në shqip të poemës së famshme “Korbi” të Edgar Allan Poe.


Përveç veprës së tij të pasur, Ballauri përfaqësonte një nga familjet më të vjetra dhe më të njohura të Korçës, duke mishëruar vlerat e një njeriu të admirueshëm dhe të respektuar. Kontributi i tij në kulturë dhe letërsi do të kujtohet dhe nderohet për shumë breza.

“KORÇA BOOM”


bottom of page