top of page

Dhimbje dhe Humbje: Juela rrëfen v*asjen e ish-partnerit të saj

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një rrëfim tronditës dhe thellësisht emocional ka ardhur nga Juela brenda shtëpisë së Big Brother VIP, gjatë një bisede intime me një prej banoreve.


Ajo ndau një nga plagët më të rënda të jetës së saj: momentin kur mori lajmin për vrasjen e ish-partnerit, i cili u gjet pa jetë së bashku me motrën e tij. Ngjarja kishte ndodhur në fillimet e pandemisë COVID-19, në një kohë kur bota ishte e mbyllur dhe pasiguria ishte kudo, duke e bërë dhimbjen edhe më të rëndë për t’u përballuar.


Juela tregoi se vetëm pak minuta para tragjedisë kishte folur me të. Kujtimi i atij momenti mbetet i gjallë dhe i dhimbshëm.


“Kam nja 20 minuta që kam folur me të… më thanë provoje ta marrësh në telefon. Lajmi kishte dalë në televizion… vetëm mbaj mend që hodha pjatat përtokë,” rrëfeu ajo, duke rikthyer çastet e para të tronditjes.


Ajo mësoi për ngjarjen fillimisht nga një e njohur në Angli, ndërsa lajmi kishte nisur të qarkullonte edhe në mediat shqiptare. Por përveç dhimbjes së humbjes, ajo u përball edhe me një tjetër pengesë të rëndë: pamundësinë për të qenë pranë, për shkak të mbylljes së kufijve dhe ndalimit të udhëtimeve.


“Ishte shumë e vështirë me ia pranu vetes që ai nuk jetonte më,” u shpreh ajo me zë të dridhur.


Rrëfimi i Juelës është një dëshmi e fuqishme e dhimbjes që lënë pas ngjarje të tilla tragjike, por edhe e forcës së njeriut për të mbijetuar emocionalisht dhe për të vazhduar përpara, pavarësisht plagëve që nuk shërohen kurrë plotësisht.

“KORÇA BOOM”


bottom of page