top of page

Dhunë në familje, burri kapet me dy t*hika pas kërcënimit ndaj bashkëshortes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 5
  • 1 min read

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, ku pas njoftimit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë një operacion për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe për kapjen e autorit.


Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u arrestua shtetasi N. K., 57 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik të kryer pas arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika që ndodheshin në posedim të tij.


Policia njofton se ky arrestim është pjesë e masave të vazhdueshme për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme. Hetimet për rastin po vijojnë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page