top of page

Diaspora marshon drejt Tiranës/ Kolona automjetesh mbërrijnë në Muriqan, protestuesit ultimatum Ramës: Hapi rrugë qeverisë tranzitore

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nga diaspora kanë mbërritur këtë të shtunë në Tiranë për t'iu bashkuar protestës së paralajmëruar.


Sipas njërit prej koordinatorëve të protestës, pjesëmarrësit kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nga disa vende europiane, ndërsa një pjesë e tyre kanë hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Muriqanit, ndërsa të tjerë përmes Igumenicës.


Organizatorët thanë se në grupet pjesëmarrëse ka shqiptarë që vijnë nga Zvicra, Italia dhe Greqia, si edhe nga Belgjika, Franca, Austria, Britania e Madhe dhe Gjermania.


Sipas tyre, shumë prej pjesëmarrësve kanë udhëtuar për dy ditë për të qenë të pranishëm në protestë. Ata e cilësuan mobilizimin si një përpjekje për të bashkuar zërin e diasporës, duke theksuar se tubimi do të ketë karakter politik.


Koordinatori i protestës i bëri gjithashtu thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për krijimin e një qeverie tranzitore apolitike.


“Disa shqiptarë nga Zvicra, Italia dhe Greqia kanë udhëtuar drejt Igumenicës dhe po vijnë nga Jugu


Belgjika, Franca, Austria, Britania, Gjermania po vijnë nga veriu.


Kemi udhëtuar dy ditë të plota.


Ky kushtrim për të bashkuar zërin është i jashtëzakonshëm. Lançimi që kemi bërë nga Britania ka qenë që kjo duhet të jetë poltike. Kemi vendosur kusht që protesta të jetë politike.


I bëjmë thirrje Ramës, mbretit pa kurorë se e kë bërë baltë, jemi këtu me një kusht të vetëm, dorëhiqu sa sështë vonë dhe hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike.”, tha njëri nga organizatorët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page