Fund arratisë! Kapet 58-vjeçari i kërkuar për vr*sje
- 2 hours ago
- 1 min read
58-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 14 vite burgim për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.
Sipas autoriteteve, nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite burg.
Ngjarja për të cilën akuzohet daton në vitin 1999. Gjatë një konflikti për motive të dobëta me tre shtetas, Albert Kapllanaj dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi me inicialet A. F., ndërsa mbetën të plagosur edhe dy familjarë të viktimës.
Autoritetet shqiptare dhe ato greke po vijojnë procedurat për ekstradimin e 58-vjeçarit drejt Shqipërisë.
“KORÇA BOOM”
















