Pamje shqetësuese nga Voskopoja, monumenti historik në gjendje të rëndë
- 2 hours ago
- 1 min read
Gjendja e Kisha e Shënkollit vijon të mbetet shqetësuese, pavarësisht ndërhyrjeve të kryera ndër vite nga institucionet përgjegjëse.
Sipas të dhënave, janë realizuar restaurime dhe riparime të pjesshme nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe strukturat e trashëgimisë kulturore, por këto ndërhyrje nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndalur degradimin e monumentit.
Punimet e kryera deri më tani konsiderohen kryesisht sipërfaqësore dhe të kufizuara, duke mos adresuar plotësisht problemet strukturore të kishës.
Si pasojë, gjendja e monumentit vijon të përkeqësohet nga viti në vit, duke ngritur shqetësime serioze për ruajtjen e tij.
Mësohet se ndërhyrjet janë përqendruar vetëm në disa pjesë të vogla të objektit, duke lënë pjesën më të madhe të tij në gjendje të amortizuar.
Ekspertët e trashëgimisë kulturore theksojnë se mungesa e restaurimeve të plota dhe afatgjata rrezikon seriozisht këtë objekt me vlera historike dhe kulturore.
“KORÇA BOOM”
















