Hynë për të shpëtuar njëri-tjetrin, 4 persona humbin jetën tragjikisht
- 2 hours ago
- 1 min read
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Pastuh, në komunën e Nevestinos afër Kyustendil, ku katër anëtarë të një familjeje humbën jetën duke u mbytur në Lumi Struma.
Sipas mediave bullgare, gjyshi dhe gjyshja kishin dalë për piknik pranë lumit së bashku me tre nipërit e tyre, të moshës 6, 8 dhe 11 vjeç.
Gjithçka mori një kthesë tragjike kur çifti i moshuar hyri në ujë dhe u rrëmbye nga rryma e fortë e lumit. Në përpjekje për t’i shpëtuar, në ujë hynë edhe dy nipërit më të mëdhenj, 8 dhe 11 vjeç, por fatkeqësisht edhe ata u morën nga rryma.
Pas disa orësh kërkimesh intensive, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të dy fëmijëve pranë zonës ku ndodhi ngjarja. Më herët ishin lokalizuar edhe trupat e gjyshit dhe gjyshes.
Ndërkohë, fëmija 6-vjeçar arriti të shpëtojë, pasi nuk hyri në ujë. Ai vrapoi drejt rrugës për të kërkuar ndihmë dhe, megjithëse ndodhet në gjendje shoku, fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Në operacionin e kërkimit morën pjesë policia, zjarrfikësit, vullnetarët, si edhe u përdorën dronë dhe varka peshkatarësh.
Sipas banorëve të zonës, Lumi Struma në atë segment arrin një thellësi prej 8 deri në 9 metrash, duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikshm
“KORÇA BOOM”
















