top of page

46 kg k*nabis nga Kanadaja në Rinas, arrestohet 34-vjeçari dhe hetohen dy gra

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një 34-vjeçar është arrestuar, ndërsa dy gra janë vënë nën hetim nga policia në lidhje me 46 kilogramët kanabis të sekuestruar më 3 korrik në Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza.


Sipas njoftimit të policisë, lënda narkotike, e sjellë nga Kanadaja në valixhe dhe në formën e xhelatinës, ishte e ndarë në 89 paketime. Vlera e saj në treg vlerësohet të jetë rreth 250 mijë euro.


Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Kristian Gjoni, 34 vjeç.


Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe dy shtetase, me inicialet A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.


Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“KORÇA BOOM”


bottom of page