top of page

E moshuara bie nga autobusi, transportohet në spital në gjendje të rëndë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku një grua e moshuar ka rënë nga autobusi dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.


Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ku teksa e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës, ra nga shkallët.


Ajo ra përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.


Raportohet se ka hematoma në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page