Aurela Gaçe shpërthen pas posterave në Tiranë: Askush s’më tregon si ta dua Shqipërinë
- 1 hour ago
- 1 min read
Reagimi vjen në një periudhë të ngarkuar për artistët shqiptarë, teksa këngëtarja kishte njoftuar edhe pjesëmarrjen e saj në Shkodër për çeljen e sezonit veror.
Pas kritikave dhe reagimeve në rrjet, Aurela Gaçe publikoi një reagim të gjatë, ku kundërshton ashpër pretendimet ndaj saj dhe thekson se ka qenë dhe mbetet në krah të qytetarëve dhe protestuesve.
“Mua nuk më tregon dhe as më dikton askush se si ta dua vendin tim,” shprehet këngëtarja në reagimin e saj.
Ajo thekson se ka marrë pjesë në protesta që prej kohës kur ishte studente, duke kujtuar edhe angazhimin e saj kundër armëve kimike, si dhe pjesëmarrjen në protesta të fundit.
Sipas saj, askush nuk ka të drejtë të gjykojë patriotizmin apo mënyrën se si secili zgjedh të reagojë ndaj zhvillimeve në vend.
Në reagimin e saj, artistja ndalet edhe te realiteti i vështirë ekonomik me të cilin përballen shumë familje shqiptare. Ajo tregon se prindërit e saj pensionistë nuk ia dalin pa ndihmën e fëmijëve, ndërsa shpreh shqetësimin edhe për të ardhmen e fëmijëve të saj.
Aurela Gaçe nuk fsheh as dhimbjen për largimin e familjarëve jashtë vendit, duke nënvizuar se, si shumë shqiptarë, edhe ajo përballet me dilema të forta për të ardhmen në Shqipëri.
“KORÇA BOOM”
















