top of page

Diell dhe temperatura të larta, si pritet të jetë moti sot

  • 4 days ago
  • 1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite.


Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara.


Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page