top of page

Diskutohen vetëm detajet e fundit të kontratës/ Skënderbeu ka gati blerjen e parë dimërore!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu në këtë sezon në Kategorinë e Parë është një hap para rivalëve. Korçarët pavarësisht rezultateve pozitive dhe që kryesojnë të shkëputur nga ndjekësit, sërish në merkato do të bëjnë disa ndërhyrje për të përforcuar ekipin.


Kështu mësohet se drejtuesit kanë gati “dhuratën” e parë për Ernest Gjokën për Vitin e Ri 2026. Bëhet fjalë për Ezema Shedrack Ndubisi, i cili pritet të jetë goditja e parë e janarit për bardhekuqtë. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe në ditët e ardshme pritet të konkretizohet gjithçka.


Transferimi i tij në Korçë do të përforconte krahun e majtë të sulmit, i cili bie në sy me shpejtësinë, lëvizshmërinë dhe aftësinë për të luajtur mes hapësirave.


Gjithashtu përshtatet shumë mirë edhe në krahun tjetër të sulmit, duke bërë që Gjoka ta përdorë si “xhol”.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page