top of page

Puthje dhe reagime të shumta, çfarë po ndodh mes Hygertës dhe Kushtrimit?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Moderatorja sportive Hygerta Sako duket se po përshtatet mjaft mirë me jetën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Mëngjesi i djeshëm ka qenë i veçantë për të, duke sjellë momente të komentuar gjerësisht nga publiku.


E ulur në divan, Hygerta është “surprizuar” nga banori tjetër i shtëpisë, Kushtrim Kelani, i cili iu afrua me gjeste përkëdhelëse dhe puthje të njëpasnjëshme. Momenti u transmetua gjatë programit dhe nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e formatit.


Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan, ku shumë fansa e interpretuan situatën si një afrim me nota romantike. Një pjesë e tyre shprehën mendimin se mes Kushtrimit dhe Hygertës mund të lindë diçka më shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page